Në fshatin Lifaj i vjetër në komunën e Krutjes të Lushnjë, A1 Report ka shkuar në “banesën” e familjes Cemeri, ku të thuash që skamja është ulur këmbëkryq në këtë familje është shumë pak.
Në këtë kasolle ku jetojnë 5 anëtarët e familjes Cemeri nuk ka asgjë, përveç mureve. Veli Cemeri, kryefamiljari rrëfen situatën në të cilën ndodhet së bashku me familjen e tij.
Për mjerimin e kësaj familje flasin fytyrat e tyre, e për më tepër fatkeqësia më e madhe qëndron tek 3 fëmijët e mitur, të cilat janë me aftësi të kufizuar të kufizuar mendore.
Kryefamiljari, Veli Cemeri, rrëfen se djalin e madh e kanë dërguar në spitalin psikiatrik në Elbasan, pasi kohët e fundit ishte bërë i dhunshëm edhe për banorët e fshatit.
Mbijetesa është një sfidë e përditshme e kësaj familje, e cila ka të ardhur vetëm 5000 lekë pensionin e pleqërisë së kryefamiljarit.

Zonja e shtëpisë Zylfi Cemeri na tregon se sa të vështirë e kanë të sigurojnë kafshatën e gojës për fëmijët e tyre dhe se shpesh herë u japin lëmoshë fqinjët e tyre.
Kryetari i Komunës Krutje, Agim Sema shprehet se kjo familje nuk përfiton ndihmë ekonomike pasi ajo disponon tokë në pronësi.
Janë pikërisht fqinjët e tyre ata të cilët kanë marrë nismën për të mbledhur të para për të ngritur një banesë ku të strehohet familja Cemeri.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO