Lushnjë - Një aksident fatmirësisht pa pasoja fatale për jetën është shënuar në fshatin Kolonjë të Lushnjës.

Egzon Begaj, 64 vjeç ka mbetur i lënduar pasi humbi kontrollin e zetorit, i cili përfundoi i përmbysur në rrugë.

64-vjeçari u dërgua për mjekim të specializuar drejt spitalit të Lushnjës.

Sipas të informacioneve të para bëhet me dije se shkak i këtij aksidenti dyshohet se ka qenë lagështia dhe balta në këtë zonë.