Zona e Lushnjes është një ndër zonat me rrisk të.lartë nga zjarret e shumta. Vetëm tre ditët e fundit janë rregjistruar 8 zjarre, kryesisht në zonat rurale ku më problematike ka qenë zona e Karbunarës ku u dogjën agrume ullishte e magazina fermerësh. Po kështu edhe zjarri i rënë në Karavasta ku u dogjën qindra rrënjë ullishte.
Në konkluzionet e dala nga specialistët e sektorit zjarrfikës Lushnje si dhe ekspertët e grupit hetimor, në të gjitha rastet zjarret janë shkaktuar nga djegia e mbeturinave bimore nga fermerët, të cilëve u del situata jashtë kontrollit.
Rasti më i fundit i zjarreve është ky i orës 17.30 në fshatin Rrupaj, njësia administrative Krutje ku zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka qenë ndërhyrja emergjente e zjarrfikësve që kanë dancit djegien e banesave serave dhe një parku me bletë.
Sotir Boçi banor në Fshatin Rrupaj shprehet se zjarri është i qëllimshëm dhe se rrezikuan të digjeshin banesat.
Përgjegjësi i sektorit zjarrfikës Lushnje zoti Xhezmi Metushi u bën thirrje fermerëve që të lirojnë rrugët e zëna si dhe mos të djegin mbeturinat bujqësore pasi jemi vetëm në fillim të stinës në nxehtë dhe se ligji do të veprojë me gjithë ashpërsinë e tij për ata që shkaktojnë zjarre.
‘Jemi në fshatin Rrupaj dhe sapo kemi përfunduar fikjen e një zjarri problematik që mund të bënte dëme të mëdha, na i dogj një pjesë sere dhe banesa pa u djegur. Terreni e ka bërë të pamundur që të shkohet deri në objektiv, kaluam nga ana tjetër e fshatit. U bëjë thirrje banorëve që të bëjnë kujdes. Edhe dje kam qenë këtu ka pasur 6 vatra zjarri’, tha ai.
Vetëm ditën e djeshme janë ndaluar dy persona për zjarrvënie në lushnje, ndërsa sot në Rrupaj ka zbarkuar policia dhe grupi hetimor pasi është e dyta ditë radhazi që shkaktohet zjarr dhe dyshohet se ka qenë i qëllimshëm
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
2 Shkurt, 13:24
A e mbështesni kërkesën e gjyqtarëve për rritje page?
-
Po
14.7%
-
Jo
80.8%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 4563
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
“Nuk duam një PD qaramane”, Berisha s’e duron ‘thumbin’ e Salianjit, ia kthen me retorikën e zakonshme: Punon për Ramën
4 Shkurt, 21:15
-
‘Paradite thoni tjetër gjë, pasdite tjetër gjë’- Salianji ‘këshillon’ Berishën për ‘Territorialen’: O zotërinj, shkoni në Komision me propozime konkrete
3 Shkurt, 18:30
-
'Po e milni partinë si lopë për interesat tuaja'- Salianji ‘gozhdon’ kupolën drejtuese të PD-së: Kur afrohen zgjedhjet, bunkerizoheni!
3 Shkurt, 18:15
-
'PD në stanjacion, e papërtërirë dhe e ngrirë'- Salianji ‘sulmon’ Berishën: Lidershipi përjashton demokratët dhe ata që dalin të parët në gara
3 Shkurt, 18:02
-
Salianji në Fier: Lidershipi i PD s'i ka bërë mirë llogaritë, kërkojnë ta mjelin partinë si lopë! Duhet të marrim pjesë me propozime konkrete te 'Territorialja'
3 Shkurt, 17:50
-
Lëndë narkotike në burgun e Fierit, vizitori i fsheh në pjesët intime
3 Shkurt, 14:35
-
Tentativa për vrasjen e Marius Hasallës për gjakmarrje, dënohet me 25 vite burg porositësi
3 Shkurt, 09:18
-
Salianji vijon foltoren, nesër takim me demokratët në Fier: Ta bëjmë PD-në fituese
2 Shkurt, 14:33
-
Tentoi të digjte një gomisteri pasi dogji dyqanin në Mirditë, policia arreston 52 vjeçarin! (VIDEO)
1 Shkurt, 12:30
-
Digjet plotësisht kati i dytë i një banese në Maliq, zjarri nisi kur banorët ishin në gjumë, shkak dyshohet një defekt elektrik (VIDEO)
1 Shkurt, 10:03
-
Zjarret e verës 2025, kryeministri Rama: Janë shpallur të gjitha dëmshpërblimet, të dëmtuarit do të marrin atë që u takon
1 Shkurt, 09:53
-
Greva e kamionistëve frenoi eksportin e perimeve të Myzeqesë! Grumbulluesit për Report TV: Tonelata me lakër dhe presh në magazina! Humbje për biznesin dhe fermerët
31 Janar, 12:01