Një aksident me vdekje është regjistruar pak minuta më parë në Lushnjë, ku një mjet tip Benz ka përplasur një të moshuar me biçikletë. Drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’, Agim Bali përplasi 65-vjeçarin i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë, ndërsa Bali u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Ky aks i vjetër rrugor përdoret vetëm nga fermerët e zonës si dhe banoret e fshatit Stan, Kambanarë dhe Kashtbardhë, pasi shumica e drejtuesve përdorin rrugën e re nacionale Lushnjë-Berat qe i anashkalon këto zona të banuara.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit
Komente








Ngushellime familjes. Keto qelbesira qe bejne aksidente dhe vrasin njerez te pafajshem duhet te mbyllen ne burg qe ta kuptojne cfare do te thote jeta, qe eshte e shteenjte. Po kur nuk ka shtet keto jashteqitje shetisin si te duan.
Përgjigju