LUSHNJE- Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjës pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj të atit.

Personi A.R banonte me babain e tij, 59-vjeçar në Krutje të Lushnjes.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë  pasi  ushtronte dhunë fizike ndaj babait të tij, E.R.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”.