Lushnje, arrestohet 63 vjeçari, dyshohet se përdhunoi një 24 vjeçare

Lushnje, arrestohet 63 vjeçari, dyshohet se përdhunoi një 24 vjeçare

Një 63 vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 24 vjeçare. Denoncimi është bërë më 10 maj ndërsa arrestimi i tij është kryer sot.

Njoftimi i policise 

“Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 10.05.2024, për referimin e materialeve në Prokurori, nga Komisariati i Policisë Lushnjë, për shtetasin L. T., 63 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 24-vjeçare, bëjmë me dije se:

  Pas veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, është ekzekutuar urdhri i prokurorit, për ndalimin e shtetasit L. T., 63 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datës 24.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg".  Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë, për veprën penale "Marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura".

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK me 19 urdhër arreste, Report Tv zbardh emrat e 21 masave të sigurisë

Operacioni i SPAK me 19 urdhër arreste, Report Tv zbardh emrat e 21 masave të sigurisë