Lushnjë, arrestohet i implikuari i
katërt për avionin e Divjakës

Lushnjë, arrestohet i implikuari i<br />katërt për avionin e Divjakës
LUSHNJË - Policia e Lushnjës ka arrestuar një person i cili dyshohet se është i implikuari i katërt për drogën që do transportohej me avionin që u rrëzua në Divjakë.
Mësohet se personi i arrestuar është Aleviol Ahmetaj, i cili edhe në ta kaluarën është me precedentë kriminalë. Operacioni për arrestimin e Ahmetajt është realizuar nga Drejtoria e forcës së posaçme operacionale.

Arrestimi i tij e çon në katër, numrin e personave të vënë në pranga bashkë me korrierin Sajmir Bajrami dhe pilotin italian Giorgio Riformato dhe paketuesin Aurel Pupa.

Mesa duket edhe Ahmetajt paska pasur rolin e paketuesit pasi arrestimi i tij ka ardhur pasi  gjurmët e gishtave të tij u gjetën në pakot e drogës që u sekuestruan në mjetin që drejtohej nga i arrestuari tjetër Sajmir Bajrami, që do të transportoheshin me avionin e italianit Riformato.

Paketuesi tjetër Aurel Pupa u arrestua më 27 maj, pasi në pakot me drogë u gjetën edhe shenjat e gishtave të tij.
Në 10 maj, në plazhin e Divjakës, u dëmtua, teksa ulej, një avion tip “Piper” që drejtohej nga piloti italian Giorgio Riformato. Në të njëjtën zonë u sekuestruan 460 kg marijuanë dhe u arrestua korrieri Bajrami.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka tashmë katër të arrestuar për tentativën e trafikut, ndërsa hetimit i mungojnë pjesë të rëndësishme që janë ende të pazbardhura.
Prokurorët nuk kanë arritur ende tek organizatorët e rrjetit dhe personat që kanë kryer kultivimin dhe grumbullimin e drogës, që nëse do të mbërrinte në Leçe, do kapte vlerën e mbi 500 mijë eurove.

Kleviol Ahmetaj në mars të vitit 2008, në atë kohë 22 vjeç, është arrestuar për përdhunimin e një 13-vjeçareje. 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët