Mbeti i bllokuar më shumë se 1 orë në autobot pas aksidentit në aksin Lushnjë-Berat, humb jetën 25 vjeçari! Pamjet kur banorë e policia përpiqen ta shpëtojnë
Burime për Report Tv bëjnë me dije se një autobot i mbushur me karburant është përplasur me një mjet bujqësor (zetor). Si pasojë e përplasjes zetori është shkatërruar plotësisht, ndërsa autoboti ka përfunduar në kanal.
Lushnjë-Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot (10 tetor 2024) në fshatin Kashtëbardhë të Lushnjës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se një autobot i mbushur me karburant është përplasur me një mjet bujqësor (zetor). Si pasojë e përplasjes zetori është shkatërruar plotësisht, ndërsa autoboti ka përfunduar në kanal.
Drejtuesi i mjetit bujqësor Arben Toska raportohet se është hedhur kur ka ndodhur përplasja ndërkohë shoferi tjetër Petro Piti ka ngelur brenda.
Banorë, forca të policisë janë përpjekur për të bërë të pamundurën për ta shpëtuar. Madje njëri dëgjohet të thotë "E ka zënë poshtë'.
Vetëm pas një ore policia së bashku forcat zjarrfikëse dhe banorët aty pranë kanë bërë mundur nxjerrjen e tij nga autoboti.
Ai është dërguar në spitalin e Lushnjës, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë
"Rreth orës 18:30, në aksin rrugor "Lushnjë-Berat", një autobot i ngarkuar me lëndë hidrokarbure me drejtues shtetasin P. P., është përplasur me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin A. T.
Nga përplasja ka humbur jetën në spital drejtuesi i autobotit, shtetasi P. P.
Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin A. T., në Komisariatin e Policisë Lushnjë për veprime të mëtejshme", informoi sot policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:52
FOTO/ Qëndroi një orë i bllokuar në autobotin me karburant, kush është i riu që ndërroi jetë tragjikisht në Lushnjë
Fajin e kan mjetet buqesore pa asnje sinjalistike rrugore ja 4 here desha jam perplasur un ne autostrade te lushnjes. Shum te frikshme mjetet bujqesore ne rruge automibilistike. Pse nuk e vendosin me ligj qe ne oraret e vona ska qarkullim te tyre ta bejne qe ne 7 e deri ne 16 ne dimer e ne vere qe ne 5 e deri ne 19. Edhe njeri nuk lendohet. Ngushellime familjes sr djalit te ndjere.
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 6 Nëntor, 09:49
Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?
Po
28.7%
Jo
63.4%
Nuk e di
7.9%
Vota total: 4661
Votat totale janë unike