Divjakë - Një 60-vjeçar i pastrehë është përplasur nga një automjet në aksin aksin rrugor Grabjan- Tre urat.

Pasi ka aksidentuar 60-vjeçarin e identifikuar si Flamur Merxheku, automjeti i cili dyshohet se ka qenë një furgon është larguar nga vendngjarja.

I aksidentuari është dërguar për mjekim ne spitalin e Lushnjës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.