LUSHNJE - Një arsenal municionesh luftarake është sekuestruar nga policia e Lushnjës në kuadër të operacionit të koduar “Rapez”, ndërsa në pranga kanë rënë dy persona.

5 kallëpe tritol 200 gramëshe secila, 1 kallëp tritol 400 gramësh, 36 kapsolla detonator 2 pushke dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh u gjetën në banesën e Edmond dhe Ledion Velcani babe e bir nga fshati Tokëz i Lushnjës pas një kontrolli të zhvilluar paraditen e sotme. 

Arsenali luftarak është sekuestruar nga policia e Lushnjës, ndërsa materialet proceduarale i kanë kaluar prokurorisë së rrethit.

arme

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)