LUSHNJE - Banorët e fshatit Pluk të Lushnjes kanë protestuar sot paradite kundër ndërtimit të një fabrike për riciklimin e mbetjeve të plastikës apo dhe të mbetjeve të tjera.
 
Fakti që ajo po ngre shtat në afërsi të banesave,  i ka bërë banorët që të mbledhin firmat kundër ndërtimit dhe dhënies së lejes për këtë biznes, të cilin e konsiderojnë të dëmshëm për shëndetin e tyre. 
 
Nga ana tjetër, edhe kryetari dhe disa këshilltarët të komunës së Golemit, ku përfshihet ky fshat,  nuk kanë votuar për t’i dhënë leje këtij biznesi dhe shprehen të çuditur se ku e ka marrë ai atë.
 
Banorët e Plukut që e kanë bërë këtë protestë sot , shprehen se nëse nuk merren masa nga institucionet përkatese mjedisore, ata do ta intensifikojnë me mënyra të tjera atë.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)