LUSHNJE - Prej 15 vjetësh, banorët e fshatit Qerret i vjetër në Lushnje përballen me mungesën e vendeve të lira në varrezat e fshatit.

Në raste vdekjesh banorët janë të detyruar të varrosin kufomat në varre të përbashkëta me të afërm të tyre, ndërsa rasti më i fundit u shënua para tre ditësh kur një banor i fshatit është detyruar të zhvarrosë gjyshin dhe ta varrosë bashkë me të atin.

“Ne jemi komunitet atje që japim votën vazhdimisht dhe kur ka ardhur puna vijnë na japim vetëm premtime dhe zgjidhje absolutisht jo.

Tani ne jemi një popull pa dinjitet dhe të vdesësh dhe mos të kesh të drejtë të futesh nën dhe është vetëm ky popull. Kur vjen puna sit ë majtë, si të djathtë, kushdo qoftë ajo parti që kandidon vjen dhe jep premtime”, tha një banor i fshatit.

Duke u përballur më këto vështirësi, banorët e fshatit kërcënojnë me bojkotimin e zgjedhjeve të ardhshme nëse problemi i tyre nuk merr zgjidhje. Mësohet se drejtuesit e komunës Fier Shegan kanë përgatitur procedurat ligjore dhe janë në pritje të vendimit të qeverisë për zgjidhjen e këtij ngërçi.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)