LUSHNJË - Për të dytën herë, banorët e fshatit Plug të Lushnjës janë ngritur në protesta kundër ndërtimit të një fabrike për riciklimin e mbetjeve urbane, si dhe përpunimin e naftës bruto.
Sipas banorëve, fabrika, e cila është projektuar rreth 15 metra larg banesave të fshatit, nuk ka leje mjedisore, ndërsa hedhin akuza se u janë falsifikuar firmat.
Ata kërcënojnë për përshkallëzim të protestave, nëse kjo situatë nuk gjen zgjidhje ligjore.
Pretendimi i banorëve është se nuk ka leje mjedisore për këtë subjekt dhe nuk është marrë vendim në Këshillin e komunës për ndërtimin e fabrikës.
Ata hedhin akuza se u janë falsifikuar firmat dhe se kryetari i komunës ka dhënë leje vetëm me firmën e tij.
Banorët e fshatit Plug shprehen se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore dhe do të përshkallëzojnë protestën e tyre deri në zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com