Lushnjë, banorët protestojnë kundër
ndërtimit të fabrikës së riciklimit

Lushnjë, banorët protestojnë kundër<br />ndërtimit të fabrikës së riciklimit
LUSHNJE- Pas protestës së djeshme në fshatin Plug të komunës Golem në Lushnjë kundër ndërtimit të një fabrike për riciklimin e mbetjeve urbane, si dhe përpunimin e naftës bruto, banorët kanë kërkuar ndihmën e kreut të komunës.
 
Në një takim në zyrën e tij me një përfaqësi të banorëve të zonës, Beqir Sulovari i faturon përgjegjësitë ministrisë së Mjedisit.
 
Më pas, ata kanë bërë një denoncim edhe në Gjykatën e Rrethit të Lushnjës, për zgjidhjen e kësaj situate.
 
Sipas banorëve, fabrika, e cila është projektuar rreth 15 metra larg banesave të fshatit, nuk ka leje mjedisore, ndërsa hedhin akuza se u janë falsifikuar firmat.
 
Ata kërcënojnë me përshkallëzim të protestave, nëse kjo situatë nuk gjen zgjidhje ligjore.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 71-vjeçari në Maliq

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 71-vjeçari në Maliq