LUSHNJË - Një 66-vjeçar që po udhëtonte me motoçikletë është përplasur mbrëmjen e kësaj të premteje (19 dhjetor 2024) nga një Benz me targa "AB 159LS".

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Shegan - Krutje në afërsi të fshatit Allkaj.

I plagosuri Fatos Shabani, është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje, ku po dokumenton aksidentin dhe disiplinon trafikun.