LUSHNJE - Kryeministri Berisha, sot në fshatin Hysgjokaj të Lushnjes, i ka kërkuar kryekomunarit të ftojë në këtë fshat, “shokun e autobusit” që të shohë sesi janë qëndisur kodrat e Hysgjokajt me sera. Berisha, pasi preu shiritin e fillimit të rikonstruksionit të rrugës Lushnje – Hysgjokaj, i mahnitur nga ato që i zuri syri përreth, tha:
“Z. Kryetar i komunës, të lutem ftoje pak këtu atë shokun e autobusit dhe thuaji: Hiqi pak syzet e etërve të tu dhe shikoji ato shpate, që nuk i ka ndërtuar, që nuk i ka qëndisur Berisha, po ju, burrat dhe gratë e Hysgjokajt. Po! Sali Berisha dhe qeveria e tij po bën gjithçka që t’u japë atyre shërbimet më të domosdoshme.
Është e vërtetë se kam ardhur disa herë këtu. Arsyeja është e thjeshtë se nga hera e parë gjer sot unë mahnitem me punën tuaj të mrekullueshme. Ftoj shqiptarët, të gjithë ata që mund të vënë sadopak në dyshim, të vijnë në këtë kodër dhe të sodisin. Këtu nuk ka fushë, ka vetëm kodra dhe sera në kodra. Fermerët e Hysgjokajt, shiko sa bukur i kanë bërë serat në shpate; kodrat janë qëndisur dhe vazhdojnë të qëndisen me dru frutorë. Unë ju them ju se këtu ju jeni Evropë dhe se ajo që ju mungon këtu ishte vetëm rruga. Çfarë keni pasur ju në shpirt nuk mungon. Rruga ju mungonte dhe ajo po ndërtohet. Kjo rrugë kushton 1.1 miliardë lekë, por sikur edhe 10 miliardë të kushtonte, ju e meritoni!
Në shkallën më të gjërë do të ndërmarrim sistemin më modern të vaditjes për ju, fermerët shqiptarë. Projekti nis në shtator dhe Lushnja është rrethi ku do nisë aplikimi i parë i tij me 60 milionë euro. Por le të kushtojë 200, 400, le të kushtojë 800 milionë apo 1 miliardë, por ai do jetë më i madhi sëbashku me rrugën e Arbrit dhe boshtin e jugut”,-përfundoi Berisha.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com