Lushnjë - Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lushnjës pasi dogji makinën e një qytetari në fshatin Pluk.
Autori Mario Biti dyshohet se e ka marrë porsoinë për djegien e makinës nga një 28-vjeçar i identifikuar si Andi Zaimi.
Ky i fundit i shpallur në kërkim rezulton se ka qenë në konflikt me xhaxhanë e pronarit të makinës Dritan Veçani për motive pronësie.
Ndërkohë nga pamjet e publikuara nga policia shihet se si autori i dyshuar i vendos flakën makinës të parkuar para banesës së Veçanit dhe më pas largohet me vrap.
“Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit D. V., se i kishin djegur automjetin, në afërsi të banesës së tij, në fshatin Pluk, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë organizuan punën operacionale dhe veprimet hetimore për të përcaktuar autorësinë e rastit dhe për të sqaruar rrethanat.
Si rezultat, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i djegies, shtetasi M. B., 39 vjeç, banues në këtë fshat.
Gjithashtu, u identifikua shtetasi që dyshohet se porositi kryerjen e këtij krimi, A. Z., 28 vjeç, i cili nga veprimet hetimore, rezultoi se ka qenë në konflikt me xhaxhanë e shtetasit D. V., për motive pronësie. Punohet intensivisht për kapjen e 28-vjeçarit”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
__________
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente











