LUSHNJE - Rreth 45 predha të Luftës së Dytë Botërore janë gjetur sot në fshatin Konjatë të Lushnjës. Mësohet se predhat e gjetura janë të pashpërthyera.
 
Gjetja e tyre u bë nga fshatarët e Konjatës të cilët njoftuan menjëherë policinë. Në vendngjarje mësohet se kanë shkuar menjëherë forcat xheniere dhe policia e cila ka siguruar zonën dhe banorët. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)