Një aksident rrugor është shënuar rreth orës 01:00 të mesnatës në rrethrrotullimin e Kolonjës në Lushnjë.

Një makinë tip fuoristradë ka dalë nga rruga pasi është përplasur mbi barrierat metalike dhe më pas ka përfunduar në kanalin poshtë urës në një thellësi prej 5 metrash.

Të lënduar mbetën burrë e grua, që u nxorrën nga makina nga shërbimi zjarrfikës. Ata u dërguan në spitalin e Lushnjës për mjekim.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe lagështia e madhe në rrugë për shkak të shiut me intensitet të lartë.