LUSHNJE- "Sill lekët ose do të vrasim djalin”. Duke kërcënuar me mjete të ftohta dhe pistoletë, dy persona me maska kanë hyrë për të grabitur banesën e familjes Leka, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “18 tetori” në Lushnjë.
Grabitësit kanë shfrytëzuar momentin kur djali i familjes, Flori Leka ishte larguar nga shtëpia dhe në banesë ndodheshin prindërit e tij të moshuar, nusja e shtëpisë dhe djali i vogël.
Gjyshërit, Sako dhe Bedrie Leka dhe nusja e tyre Eva janë goditur me mjete të forta.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se, dy personat, me maska që dyshohet se janë banorë të zonës.
TE MOSHUARIT U GODITEN ME KAZMË
Fillimisht grabitësit kanë hyrë në dhomën kur rrinin gjyshërit. “Tregonani ku mbani lekët”, u kanë thënë ata gjyshërve.
Përgjigjes së të moshuarve, "S’kemi", ata i janë përgjigjur duke i goditur me kazmë. Më pas kanë kontrolluar në dollap se mos gjenin lekët.
”Më goditën me kazmë, më goditi këtu te koka. Ata erdhën dhe kërkonin lekë, ku i keni lekët thoshin. Po çfarë lekësh kemi ne, ne pensionista jemi. Pastaj hapën dollapin. Aty ne mbanim gjërat ushqimore. Pastaj ikën,” dëshmon Sako Leka.

(Në foto: Sako Leka një nga personat e dhunuar, duke treguar ngjarjen) Foto të tjera
PISTOLETE NE KOKE NUSES: TREGO OSE TE VRAME DJALIN, I VOGLI FSHIHET NEN DIVAN
Ndërsa kanë dëgjuar të bërtiturat e gjyshit, nusja dhe djali i saj i vogël, 11 vjeç janë fshehur në kuzhinë dhe kanë fikur dritën. Më pas, grabitësit kanë hyrë në dhomë dhe duke i vënë pistoletën në kokë e kanë kërcënuar: Trego ku i mbani lekët ose të vramë djalin".
E gjithë skena është ndjekur nga djali i vogël, i cili ishte fshehur poshtë divanit. Pasi e kishin përplasur pas muri, ishin larguar pa marrë gjë.
Të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën por me dëmtime të mëdha. Policia është duke punuar për kapjen e autorëve të grabitjes.

(Në foto: Vogëlushi i familjes duke treguar ngjarjen ) Foto të tjera
GRABITESIT LARGOHEN, TE MOSHUARIT NE SPITAL
Maskat janë larguar pa arritur të marrin asgjë sepse në shtëpi nuk gjendeshin para. Babai i nuses së shtëpisë, Evës thotë se kur kishte shkuar në banesë kishte parë të moshuarit të gjakosur dhe dollapët e hedhura përtokë nga grabitësit, të cilët kishin kërkuar për lekë.
Dy të moshuarit janë dërguar në spital, ku kanë marrë ndihmën e parë dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nusja e shtëpisë ka dhënë shpjegimet në polici.
FAMILJA LEKA E VARFER, GRABITESIT MUND TE ISHIN BANORE TE ZONES
Sipas të dhënave, familja Leka ishte e varfër dhe jetonte me lekët që fitonin nga shitja e qumështit dhe pensioni i Sako Lekës. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, dy personat me maska dyshohet se janë banorë të zonës. Ata kanë pritur momentin kur djali i shtëpisë u largua nga banesa për të hyrë në banesë për të kryer grabitjen.
(Video: Dëshmia e Sako Lekës, një prej të dhunuarve)
(Video: Dëshmia e vogëlushit të familjes së dhunuar)
/Shqiptarja.com

VD/Një nga të moshuarit e dhunuarit: Më goditën me Kazmë në kokë