Lushnjë/ IKMT aksion për zhvendosjen e 'varrezave' të makinave: Janë evidentuar 526 pika! Balla: Ligji, rrugë europiane

Lushnjë/ IKMT aksion për zhvendosjen e 'varrezave' të makinave: Janë evidentuar 526 pika! Balla: Ligji, rrugë europiane

Inspektorati i Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka evidentuar 526 pika të grumbullimit të mjeteve të përdorura, të shpërndara pranë akseve kryesore rrugore, e me mbështetjen e Policisë së Shtetit po vijohet me çlirimin e këtyre hapësirave nga ndërhyrjet dhe zhvillimet e kundërligjshme. Gjatë fazës së parë të këtij procesi është kërkuar heqja vullnetare nga zotëruesit e këtyre vend-grumbullimeve.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Kryeinspektori i IKMT-së Ervin Hoxha ndoqën nga afër aksionin në zonën e Lushnjës.

“Sot në vijim të operacionit, të nisur prej 2 javësh, janë evidentuar 526 pika. Ka filluar lirimi vullnetarisht, pjesa tjetër vijon përmes gjobave dhe masa administrative. Operacioni ka qenë i ndarë në 3 javë, pas njoftimeve, bizneset kanë patur një kohë për largimin vullnetar dhe ka patur një reagim shumë pozitiv. Këtë javë kemi filluar dhe me gjobat e masat administrative”, nënvizoi Hoxha.

“Nuk jemi kundër ligjit, por kërkojmë më tepër kohë për përpunimin dhe zhvendosjen e mjeteve”, tha pronari i një biznesi në Lushnje.

“Ligji është në fuqi prej 11 vitesh dhe mos harroni se është një rrugë europiane, vjen nga Gjermania, në Kroaci, zbret në Shqipëri për në Greqi. Në asnjë vend të botës nuk lejohet që në këtë rrugë, me këtë lloj intensiteti të ketë pamjen me makinat e vjetra të hedhura”, u shpreh ministri i Brendshëm.

IKMT dhe Policia do të ri-kontrollojnë territorin me qëllim pastrimin e plotë të gjithë akseve rrugore.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir: 11/03/2024 18:32

    Z Minister po mundet beshke me Dr e Policise Vlore na i lironi kete hapesiren mes pallateve tek ish kombinati konservave Vlore sepse e kane uzurpuar disa rrugecer me makina per pjese,

    Përgjigju
    • Olsi: 12/03/2024 08:35

      O ilir o trim e flete, sa kohe ke pa kaluar te kombinati i peshkut ne vlore? Dukesh qe je shume i informuar me llafe sepse me vepra duket qe je ne nul…. Sa per informacion o Ilir djali kombinati i peshkut vlore ka qene i pari ne gjith vloren qe e ka liruar ate vend duke respektuar ligjin dhe vendimet qe merr. Ndersa ti zoteri qe vetem zoteri nuk je, por nje b..lepires je i afte vetem per te komentuar mbas b…ve te te tjereve Respekt shoku Ilir

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori