LUSHNJE - Një 28-vjeçar u arrestua nga policia e Lushnjes pasi në lokalin e tij iu gjetën 7 doza heroine.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në lokalin e 28-vjeçarit me iniciale Sh.Z. në lagjen "Skënder Libohova" u gjetën dhe u sekuestrua lënda narkotike.

Gjithashtu në pranga u vendosën dhe 2 persona të tjerë pasi u kapën me disa doza të vogla kanabisi.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj një 30-vjeçari me iniciale O.P.  në lagjen "Loni Dhamo" iu gjetën 3 doza kanabis dhe një dorezë hekuri.

Policia gjeti dhe 2 doza të tjera kanabis në automjetin e një 37-vjeçari me iniciale A.S.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".