Lushnjë/ Kanabis në doza gati për shitje, arrestohet 20 vjeçari, në hetim një i mitur

Lushnjë-Një 20 vjeçar është vendosur në pranga pasi akuzohet se shiste kanabis të ndarë në doza në Lushnjë, ndërkohë një 14 vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë pasi kishte dijeni për veprimtarinë e jashtëligjshme të të riut me inicialet O. V.

Gjatë kontrollit në banesën e të riut  u gjetën dhe u sekuestruan dhjetra doza lënde e dyshuar narkotike kanabis sativa.

Njoftimi i policisë:

Pas një pune të mirëfilltë policore, dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas merret me shitjen e lëndës së dyshuar narkotike kanabis sativa, në kuadër të megaoperacionit "Tempulli", Komisariati i Policisë Lushnjë kapi në flagrancë shtetasin O. V., 20 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhjetra doza të lëndës narkotike të dyshuara narkotike kanabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje.

Në vijim të veprimeve procedurale, Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier bëri të mundur arrestimin e shtetasit O. V..

Për këtë rast u procedua në gjendje të lirë edhe një shtetas i mitur, 14 vjeç, pasi kishte dijeni për veprimtarinë e jashtëligjshme të shtetasit O. V..  

Lënda narkotike cannabis sativa, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. 

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë