Lushnje, krimi në familje nëna
mbyt me litar djalin 40 vjeça

Lushnje, krimi në familje nëna<br />mbyt me litar djalin 40 vjeça
LUSHNJE - Nëna mbyt djalin e saj me litar ndërsa flinte dhe më pas e mban 12 orë në shtëpi para se të lajmërohet policia. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Lushnjës, teksa mësohet se viktima është Pëllumb Ahmetaj 40 vjeç, ndërsa autorja është nëna e tij Hatixhe Ahmetaj 71 vjeçe. Në deklaratën e saj, kjo e fundit është shprehur se nuk i ka duruar dot më shumë vuajtjet dhe torturat e të birit dhe e ka mbytur sapo ka shkuar në shtëpi.

Ngjarja
Vrasja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në banesën e familjes Ahmetaj, në katin e pestë të një pallati në lagjen “Gafurr Muço”. Krimi në familje, i cili tronditi qytetin e Lushnjës, u zbulua nga të afërm të viktimës, të cilët menjëherë kanë lajmëruar edhe forcat e rendit. Burime pranë policisë së qytetit të Lushnjës bëjnë me dije se Pëllumb Ahmetaj ka shkuar në shtëpi në gjendje të dehur. Gjendja e rëndë në të cilën 40-vjeçari ndodhej, ka bërë që të krijonte debate të ashpëra me nënën e tij. Nga konflikteti i ndodhur mes tyre, kjo e fundit nuk e ka duruar dot dhe e ka vrarë duke e lidhur me një litar në qafë.

Hetimet 
Sipas hetimeve policore të rrethit të Lushnjës dhe këqyrja e trupit të 40-vjeçarit, janë vërejtur shenja në qafë çka e ka shtyrë policinë të konkludojë se ai është mbytur me litar. Sipas burimeve, Hatixhe Ahmetaj, e lodhur nga problemet e shumta që i sillte i biri problematik dhe përdorues droge, e ka mbytur atë në orët e vona të natës në banesën ku të dy jetonin. “Djali ishte i dehur.

E kam lidhur me litar dhe e kam shtënguar derisa e mbyta. Jetonim të dy vetëm, dhe vetëm vuajtje kam pasur prej tij”, ka rrëfyer e moshuara në polici. Ndërkohë, Anila, një banore e lagjes “Gafurr Muço” ka shprehur se Pëllumb Ahmetaj, prej disa vitesh ishte përdorues i rregullt i lëndëve narkotike dhe se shpesh herë ushtronte edhe dhunë fizike ndaj nënës së tij të moshuar. Gjithashtu, banorja e kësaj lagjeje ka theksuar se ky nuk është rasti i parë që kjo familje ka konflikte mes tyre.

Ata janë përballur edhe herë të tjera me të njëjtën situatë, por kjo e fundit ka qenë më e rënda, pasi ishte edhe fatale për të birin 40-vjeçar. Por, makabriteti i kësaj ngjarjeje nuk merr fund këtu, pasi sipas burimeve të Policisë së Lushnjës, e moshuara është përdhunuar nga djali i saj vite më parë, por nuk ka bërë denoncim në polici. Vrasjen e të birit e ka pranuar edhe vetë e ëma e tij, ndërsa blutë e Lushnjës vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje.

lushnje
lushnje
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Përplasja në Këshillin Bashkiak, Tedi Blushi: Seanca ishte planifikuar për gjakderdhje! Veliaj ishte me anti-plumb, kishte njerëz të armatosur

Përplasja në Këshillin Bashkiak, Tedi Blushi: Seanca ishte planifikuar për gjakderdhje! Veliaj ishte me anti-plumb, kishte njerëz të armatosur