Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjës pasi lëvizte në qytet me armë zjarri.
Marlind Sulo ishte në kërkim pasi muajin e kaluar në ambientet e një lokali në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, ku qëndronte bashkë me 5 persona të tjerë, shërbimet e Policisë gjetën në xhupin e tij dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë.
Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, i riu nuk ndodhej në lokal. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet municion luftarak.
Ndërkohë pesë të tjerët që ishin me të riun u arrestuan për moskallëzim të krimit.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin: M. S., 21 vjeç, banues në Lushnjë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi më datë 21.03.2026, në ambientet e një lokali në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë, ku qëndronte bashkë me 5 shtetas të tjerë, shërbimet e Policisë gjetën në xhupin e tij dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë. Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, shtetasi M. S. nuk ndodhej në lokal. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet municion luftarak.
Në vijim të veprimeve për rastin, më datë 21.03.2026, u arrestuan 5 shtetasit që qëndronin me shtetasin M. S., në lokal, për moskallëzim të krimit”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
________________
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente










