Lushnjë - Policia e Lushnjës ka nisur hetimet për tre adoleshentë të moshave 14, 15 dhe 16 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik uniformat blu bëjnë me dije se të miturve iu gjetën doreza metalike dhe fishekë luftarak.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për: tre shtetas të mitur, të moshave 14, 15 dhe 16 vjeç, pasi gjatë kontrolleve fizike, iu gjetën doreza metalike dhe fishekë luftarak”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.