Lushnje/ Moti i keq dëmton lulet e diellit, banorët: Na ka ikur 50% e prodhimit (VIDEO)

Fermerët e fshatit Tërbuf në Lushnje prej vitesh janë specializuar në kultivimin e lules së diellit, duke qenë furnizuesit kryesor të tregut vendas me këtë produkt. Këtë vit bujqësor sipërfaqja e mbjellë me kulturën e lules së diellit i kalon 600 hektarë. Por, rreshjet e shiut të shoqëruara me erë të fortë disa ditë me parë kanë lënë pasoja  të pariparueshme duke dëmtuar prodhimin e pritshëm nga 35 deri ne 50%.  Prej disa ditesh fermerët po luftojnë të minimizojnë dëmin e shkaktuar nga reshjet sado që të mundin, por edhe ata vetë janë të vetëdijshëm se ata mund të riparojne vetëm 10% të tij. 

"Lulja u dëmtua pasi erdhi një stuhi shumë e fortë me shi e breshër dhe është bërë një dëm i paparë. Presim të marrim ndonjë nduihmë nga shteti. Po mundohemi të shpëtojmë ndonjë gjë por shumë vështirë. " thotë një fermer.

"Këtu janë mbjellë tre hektarë lule Stuhia ka bërë shumë dëm pasi ëshët edhe farë e shtrejnë"

"Është një dëm shumë i madh që duhet të vlersohet nga bashkia dhe shteti, pasi është një fatkeqësi natyrore, nuk ëshët bërë me dashje nga fermerët. Kjo farë është shumë e shtrejntë shkon nga 5 deri në 10 mijë lek kilja"

Kapricot e natyrës kanë dëmtuar edhe kultura të tjera në fushën e Tërbufit, kryesisht misrit apo dhe fasules, por dëmi kryesor u është shkakruar fermerëve që kultivojnë lule dielli.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Geke: 20/07/2019 19:21

    Keni bere baterdine me mbjelljet dhe tani eshte koha te merrni denim.... kushedi sa njerez keni semure me zarzavatet e frutat qe u keni hedhur hormone rritje mbi normat e lejuara, keshtu qe na behet qejfi kur denoheni...

    Përgjigju
    • NENA: 23/07/2019 13:01

      THUA ESHTE HAKMARRJA E ZOTIT

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja