Viktima është 32-vjeçari E.K., banues në fshatin Gradishtë të Lushnjes.
Teksa E.K. po udhëtonte me motoçikletë në aksin rrugor Lushnje-Fier, rreth orës 23:40 u përplas nga një automjet tip “Volkswagen Tuareg” me targë AB 394 K. Pas përplasjes, ai ka rënë në kanalin që ndodhet në anë të rrugës dhe ka gjetur vdekjen, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia lokale.
Drejtuesi i makinës, 24-vjeçari Kadri Cenku banues në Kukës, është shoqëruar në polici.
Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor".
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)