LUSHNJE- Motorri në të cilën udhëtonin dy të rinj ka dalë nga rruga mëngjesin e sotëm dhe për pasojë ka gjetur vdekjen njëri prej të rinjve.

Aksidenti automobilistik u shënua mëngjesin e sotëm, (15 dhjetor) në Lushnje. Motorri ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një bordurë, dhe për pasojë gjeti vdekjen Dokleant Sulaj, 23 vjeç dhe u plagos kushëriri i tij Jurgen Sulaj.

Sipas policisë aksidenti ndodhi për shkak të drejtimit të motorrit me shpejtësi tej normave të lejuara. Sulaj është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa një grup hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet hetimore.