LUSHNJE- Një 22 vjeçar humbi jetën pasi motori në të cilën udhëtonte u përplas me një automjet mëngjesin e sotëm. Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Pushimi i Shoferit”.
Motori i drejtuar nga Sidi Kapo është përplasur me automjetin tip “Fiat”, me targa AA845 CJ, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 22 vjeçarit.
Nga të dhënat e para mësohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia tej normave me të cilën udhëtonte i riu, ndërsa është shoqëruar në komisariat dhe drejtuesi i Fiatit.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com