Lushnjë - Një aksident është shënuar sot në unazën e qytetit të Lushnjës, ku një motor është përplasur me një makinë.

I plagosur ka mbetur Marjus Doksani, rreth 30-vjeç. Sipas informacioneve paraprake i riu ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Paraprakisht dyshohet se motori u përplas me automjetin teksa ky i fundit ishte duke dalë nga një biznes.

Policia ndodhët në vendin e ngjarjes ku dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.