Një motor ka shpërthyer në flak dhe është djegur plotësisht, pasi është aksidentuar me një mikrobus turistësh. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 9:00, në autostradën Lushnje- Rrogozhinë, pranë fshatit Zhame.
Sipas policisë, të plagosurit janë Mariglen Buzhani, 26 vjeç dhe Çelefte Zerani, 19 vjeçe. Dy të plagosurit janë duke marrë mjekim në Spitalin e Lushnjes dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shkak i këtij aksidenti ka qenë humbja e kontrollit të motorit nga drejtuesi i tij 26-vjeçar.
Komento