Lushnje, nëna: E lidha djalin 40
vjeçar me litar dhe e tërheqa zvarrë     

Lushnje, nëna: E lidha djalin 40<br />vjeçar me litar dhe e tërheqa zvarrë 

 

 
LUSHNJE - Një ngjarje e rëndë tronditi dje opinionin publik pasi një nënë 71 vjeçare kishte vrarë djalin e saj 40 vjeçar. Pas vrasjes ajo e kishte mbajtur atë në shtëpi për 12 orë pa lajmëruar askënd.  

Hatixhe Ahmetaj 71 vjeçarja nga Lushnja, që gjatë mbrëmjes së të dielës vrau të birin e saj 40 vjeçar, vetëm pak ditë më parë ishte kthyer nga Italia, ku qëndronte tek e bija.

Kërkesat e djalit saj e kishin bindur të moshuarën të kthehej pranë të birit, ndërsa më mbërritjen e 71 vjeçares në banesës kishin rifilluar konfliktet, pasi Pëllumb Ahmetaj, vinte në shtëpi në gjendje të dehur dhe ushtronte dhunë ndaj së ëmës.

Mbrëmjen e së dielës konfliktet kanë arritur edhe kulmin, teksa 40 vjecari Pëllumb Ahmetaj, pasi ka debatuar të ëmën ka zbritur tek lokali i lagjes dhe ka konsumuar alkool.

Kur është kthyer në banesë në gjendje të dehur, sapo ka hyrë brenda e ëma e ka goditur me një mjet të fort pas kokë duke i shkaktuar humbjen e vetëdijes.

Më pas i ka lidhur një litar në qafë dhe e ka tërhequr zvarrë në banesë deri sa i ka shkaktuar vdekjen.

Këto fakte sipas burimeve pranë policisë së Fierit janë pranuar nga vetë autorja e krimit gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit.

Banorët të tronditur nga kjo ngjarje refuzojnë të komentojnë para kamerave, ndërsa shtojnë se viktima njihej si njeri problematik

Pëllumb Ahmetaj vite më parë ishte ndarë nga bashkëshortja dhe jetonte vetëm me të ëmën, ndaj së cilës ushtronte dhunë shpesh herë.

Mësohet se motra e viktimës ka ardhur nga Italia për të kryer ceremoninë mortore të varrosjes së vëllait.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare