Një djalë 23 vjeçar dhe një grua 42 vjeçare rezultojnë të humbur në Lushnje. Denocimet janë bërë në Komisariatin e Lushnjës nga mamatë e tyre.

Policia njofton

Janë paraqitur dhe kanë bërë kallëzim shtetaset:

A. Q., 47 vjeçe, banuese në fshatin Ngurrëz e Madhe, e cila kallëzon se  ka humbur kontaktet me djalin e saj, 23 vjeçar;

R. M, 56 vjeçe, banuese në Lushnjë, e cila kallëzon se ka humbur kontaktet me vajzën e saj, 42 vjeçare.

Po punohet për gjetjen e tyre.