Lushnjë/ Nusja hakmerret pas sherrit në familje, i shkrumbon kasollen vjehrrit!

Lushnjë/ Nusja hakmerret pas sherrit në familje, i shkrumbon kasollen vjehrrit!

Komisariati Lushnjë

Fier- Pas konflikteve familjare, nusja i vë zjarrin për hakmarrje kasolles së vjehrrit të saj. Komisariati i Policisë Lushnjë konfirmoi ngjarjen që përfundoi pa të lënduar, teksa nisi sot (12 Gusht) edhe procedimin penal në gjendje të lirë për të dyshuarën.

E dyshuara është shtetasja B.R., 29 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Krutje e Poshtme. Policia vendore sqaroi se pas veprimeve paraprake dhe denoncimit të marrë, “referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë”.

Gjithashtu shtohet se “ngjarja dyshohet se ka motive të dobëta” dhe se nga veprimi prej piromaneje, është djegur kasollja në pronësi të vjehrrit të saj. Demët janë vetëm në materiale.

Kurse Policia Rrugore e Fierit informoi po sot se në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur dje (11 Gusht) në Topojë, “u arrestua për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasi A. M., 65 vjeç, i cili akuzohet se duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur motomjetin që drejtonte bashkëmoshatari me inicialet V. S., i cili si pasojë ka humbur jetën".

Sektori për Hetimin e Narkotikëve, gjithashtu referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 22 vjeç, banues në Lushnjë, pasi nga kontrolli fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Policia e Fierit informoi se ka proceduar edhe dy burra për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit. I dyshuari J. Sh., 39 vjeç, banues në fshatin Kolonjë, akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten dhe A.N., 46 vjeç, nga Mallakastra, që dyshohet se ka konsumuar të njëjtën vepër penale.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja