LUSHNJË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e 17 shtatorit 2023 në aksin Lushnjë-Fier. Pacienti 77 vjeçar, Dashamir Koçaj, humbi jetën pasi ambulanca e cila po e sillte nga Vlora drejt Tiranës për mjekim më të specializuar u përplas me një kamion në Lushnje.
Aksidenti u shënua rreth orës 14:50 në vendin e quajtur "Rotondo e Savrës"
Report Tv mëson se ambulanca është goditur nga kamioni, i cili po udhëtonte drejt Lushnjes kur ambulanca është futur në parakalim. Nga goditja shoferi i ambulancës humbi kontrollin dhe u përplas me trafikndarësen.
Në aksident ku humbi jetën pacienti i moshuar u plagosën drejtuesi i ambulancës, 54 vjeç, (i identifikuar me inicialet F.R) infermieri, 33 vjeçar (i identifikuar me inicialet E.B) si dhe vajza e pacientit, 37 vjeçe (E identifikuar me inicialet E.A). Ata u dërguan në spitalin e Lushnjës për mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shoferi 31 vjeçar i kamionit, (i identifikuar me inicialet L.GJ) është ndaluar ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit do të përcaktojë shkakun e aksidentit si edhe po kryen veprimet procedurale me 2 drejtuesit e automjeteve.
Do të jenë hetimet që do të përcaktojnë se kush është fajtori për aksidentin, ndërkohë kryqëzimi "Rotondo e Savrës" është mjaft problematik dhe shpesh janë regjistruar aksidente.
-
Keto janë rruget tona. Nga 80 km/ore, kalon ne 40km/ore dhe pas 50 m duhet të frenosh fort se kryqezimi mund të të serviri ndonje kamion/betoniere, karroce apo bicikleta me shishe kosi e domate! Skandal! Vetem ai qe i ka bredhur keto rruge e kupton se sa të paditur jane inxhinieret apo urbanistet ne Shqiperi! Duhen ura, mbi kalime ose nenkalime, por edhe semafore!
Përgjigju-
Rruget tona jane jashte cdo lloj standarti. Pervec ngadalesimi ka rruge qe futen pingul me rrugen nacionale dhe nuk te japin mundesi qe te rrisesh shpejtesine e futjes ne rruge
-
-
Dhe me kete video ju uroj nje dite te mbare....
Përgjigju










Komente
Komento