Një 18-vjeçar është vënë në pranga pasi dy ditë më parë aksidentoi për vdekje një të moshuar dhe më pas iku nga vendi i ngjarjes.
I arrestuari është A.Xh, 18 vjeç dhe mbrëmjen e 4 nëntorit, teksa udhëtonte me motor, përplasi për vdekje 88 vjeçarin N.P.
Po ashtu në lidhje me ngjarjen është vënë nën hetim edhe 16-vjeçari, B.A banues në Lushnje për mos kallëzim krimi.
Ndërsa i arrestuari do të përballet me akuzat për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", ”Drejtimi i automjeti në mënyrë të pa rregullt” dhe "Largimi nga vendi i aksidentit”, shtetasin A.Xh, 18 vjeç, banues në Lushnje.