Lushnje, pjeshkët shiten 60 lek më pak se një vit më parë! Fermerët: Kemi humbje, sezon i mbarë për prodhimin por jo për tregtinë

100 hektarë pjeshkë në fshatrat e Fier-Sheganit në krah të rezervuarit të Thanës, këtë vit kanë prodhim të mbarë dhe cilësor, por fermerët ankohen për shitjen e tyre me çmim mjaft të ulët nga një vit më parë. Cilësia e parë e frutave të pjeshkave shitet deri në 50 lekë për kilogram, rreth 60 lekë më pak se sezonin e kaluar Shkakun e kësaj ulje të madhe fermerët e lidhin me mungesën e eksporteve.

“Çmimi më i lartë 50 lekë. Cilësia e parë. Sivjet na ndihmoi se nuk donte vaditje. Plus spërkatjet. Çmimi është dobët. Sivjet është më dobët. Prodhimi është i mirë, cilësia ultra. Kam gocën në Tiranë dhe thotë domatja këtu 20 lekë, atje në Tiranë 150 lekë. Nuk llogarisim krahët e punës. Puna është e madhe. Ku ka ndihmë shteti. Ra breshër parvjet dhe nuk morëm asgjë. Shumë keq është. Për momentin jemi dobët shumë”, tha një fermer.

Me këtë çmim, fermerët deklarojnë se janë të falimentuar, pasi çmimet e plehrave pesticideve dhe në përgjithësi gjithë inputeve janë të shtrenjta ashtu si dhe karburantet që përdoren për ujitje.

“Me këtë çmim është sot nuk kemi asnjë lloj interesi. Cilësia e parë është 50 lekë. Është dobët farë. Çmimi është shumë i dobët. Unë kam dhe sera dhe pemë. 1500 rrënjë. Nuk ja vlen kështu. Se di çfarë po bëhet kështu”, tha një tjetër fermer.

Fermerët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit pasi kështu tregtarët sigurojnë fitime deri katër herë më shumë sesa fermerët prodhues.

Xh.K/R.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/05/2024 01:20

    Prodhime /bio/, me pesticide?! Si nuk thate nje here qe jemi te kenaqur?! Pjeshkes i ulet kudo cmimi tani se eshte ne prag sezoni,por nese doni fitim,hapini fermat per bleresit,t'i mbledhin vete e t'jua shisni direkt aty,pa qene nevoja t'ua shisni tregetareve te shumices.Keshtu keni dhe /krahun e punes/falas dhe nje cmim pa humbje,por mos u beni /greedy/! Dhe pjesen tjeter sipas cilesise shiteni ne treg,ose perpunojeni.Nuk delni asnjehere me humbje nese dini te menaxhoni biznesin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi