LUSHNJE - Rreth 24 orë pas ngjarjes, policia e Lushnjes ka vënë në pranga 46 vjeçarin Gëzim Garruli, i cili një ditë më parë plagosi me pistoletë motrën e tij Shkurte Balla 41 vjeç dhe bashkëshortin e saj Fiqeret Balla 45 vjeç, në banesën e këtyre të fundit.
Blutë e Lushnjes arritën të arrestojnë autorin i cili menjëherë pas plagosjes së dyfishtë është larguar nga vendi i ngjarjes duke u shpallur në kërkim.
Garuli banues në Kavajë, qëndronte në shtëpinë e motrës së tij prej 3 muajsh, ndërsa mbeten ende të paqarta rrethanat që e çuan atë të qëllonte motrën dhe bashkëshortin e saj.
Shkurte Balla dhe Fiqeret Balla u plagosën rëndë, ku pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Lushnjes u dërguan në spitalin e Traumës në kryeqytet, dhe ku mësohet se pas ndihmës mjekësore të dhënë, çifti ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO