Lushnjë/ Policia i gjeti kallashnikov dhe municion luftarak, shpallet në kërkim 24-vjeçari! Procedohen në gjendje të lirë dy të rinj, u kapen me armë të ftohta

Lushnjë – Një 34-vjeçar është shpallur në kërkim pasi në banesën e tij i janë gjetur nga policia armë zjarri dhe municion luftarak, pa leje, si dhe dy të rinj janë vënë nën hetim pasi zotëronin përkatësisht armë të ftohta si shkop besjbolli dhe thikë.

34-vjeçari i identifikuar me inicialet A. K., 34 vjeç është shpallur në kërkim nga policia pasi nga kontrollet në banesën e tij, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra me fishekë dhe 224 fishekë luftarak, të cilat i zotëronte pa lejen përkatëse.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e 34-vjeçarit, shtetasin identifikuar me inicialet  R. K., sepse dyshohet si bashkëposedues i armës dhe municionit.

“U shpall në kërkim shtetasi A. K., 34 vjeç, banues në fshatin Kasharaj, pasi nga kontrollet në banesën e tij, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra me fishekë dhe 224 fishekë luftarak. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e 34-vjeçarit, shtetasin R. K., sepse dyshohet si bashkëposedues i armës dhe municionit”,-njofton policia.

Po ashtu, një 22-vjeçar i identifikuar me inicialet D.Sh. është proceduar në gjendje të lirë pasi nga kontrolli në automjetin pa targa, që drejtonte, u gjet një armë e ftohtë (shkop bejsbolli).

“U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Sh., 22 vjeç, banues në fshatin Kosovë e vogël, pasi nga kontrolli në automjetin pa targa, që drejtonte, u gjet një armë e ftohtë (shkop bejsbolli)”,-njofton policia.

Si dhe një tjetër i ri, i identifikuar me inicialet D. L., 24 vjeç, është vënë nën hetim në gjendje të lirë pasi nga kontrolli fizik, iu gjet një mjet prerës (thikë).

“U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. L., 24 vjeç, banues në Lushnjë, pasi nga kontrolli fizik, iu gjet një mjet prerës (thikë)”,-bëjnë me dije blutë.

K.M/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Urdhër-arrest për Netanyahun nga Gjykata e Hagës?, mediat: Izraeli dhe SHBA-të po ushtrojnë presion mbi gjykatën ndërkombëtare

Urdhër-arrest për Netanyahun nga Gjykata e Hagës?, mediat: Izraeli dhe SHBA-të po ushtrojnë presion mbi gjykatën ndërkombëtare