Një 19-vjeçar është vënë në pranga në Lushnje pasi publikonte në rrjete sociale video intime të një 14-vjeçareje.
H.Ç., u vu në pranga pas denoncimit nga e ëma e së miturës. 40-vjeçarja kallëzoi në Komisariatin e Lushnjes se një video e vajzës së saj 14-vjeçare ishte publikuar në rrjete sociale prej një shtetasi.
Policia bëri të mundur ta identifikimin e 19-vjeçarit dhe vënien e tij në pranga.
'Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u kap dhe u vu në pranga shtetasi H. Ç., 19 vjeç, banues në Fier, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ka publikuar në rrjetet sociale, videon intime të 14-vjeçares.', thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu u sekuestrua dhe celulari i tij. Ndërsa materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.