Lushnje/ Qarkullonte me armë zjarri pa leje, arrestohet nga policia (Emri)

Lushnje/ Qarkullonte me armë zjarri pa leje, arrestohet nga policia (Emri)

Foto ilustruese

Një 39-vjeçar nga Lushnja është arrestuar nga policia pasi është kapur në flagrancë teksa po qarkullonte me armë zjarri pa leje.

Xheni Xhumari, banues në Lushnje është arrestuar pas një kontrolli që iu bë në makinën e tij tip “Benz”.

Njoftimi i plotë

Qarkullon me armë zjarri pa leje, kapet në flagrancë dhe arrestohet nga policia.

Në zbatim të Planit të Masave “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve të veprave penale, personave që mbajnë armë zjarri pa leje, personat në kërkim”, gjatë kontrolleve të ushtruara në rrugë të ndryshme të qytetit të Lushnjes, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Xheni Xhumari, 39 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen "Karbunarë e Madhe" Lushnje, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz”, brenda në çantën e tij të dorës iu gjetë dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë pa leje, 1 krëhër, 14 fishekë pistolete dhe 4 fishekë arme gjahu.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale ''Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit'', dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive" parashikuar nga Nenet 278/a dhe 280 të Kodit Penale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja