Për herë të parë, në Lushnje ndërtohet qendër komunitare, e cila u vjen në ndihmë personave me aftësi të kufizuara. Punimet për ndërtimin e saj janë vizituar nga afër nga Philipp Keller, zv/shef i misionit të Ambasadës Zvicerane në Shqipëri dhe përfaqësues të pushtetit lokal. Projekti-pilot është mbështetur nga Ministria e Zhvillimit Urban, Bashkia Lushnje, Ambasada Zvicerane, zyra e PNUD-it dhe e Kombeve të Bashkuara në vendin tonë.
/Shqiptarja.com






