Lushnjë/ Shpërndanin kanabis dhe kokainë në doza, arrestohen 3 persona! Sekuestrohen 71 fidanë narkotik e rreth 1 kilogram drogë (EMRAT)

Lushnjë/ Shpërndanin kanabis dhe kokainë në doza, arrestohen 3 persona! Sekuestrohen 71 fidanë narkotik e rreth 1 kilogram drogë (EMRAT)

Droga e sekuestruar

Sergej Lukaj(Stefa), 28-vjeç, Valter Malia, 33-vjeç dhe Erblin Hyra, 37-vjeç kanë rënë në pranga në qytetin e Lushnjës pasi u kapën duke qarkulluar me makinë me lëndë narkotike të llojit kokainë e kanabis. Drogën e kishin ndarë në doza dhe e kishin për gati për shitje.

Ata ishin të organizuar në formën e grupit, ndërsa aktiviteti i paligjshëm i tyre ishte i shtrirë në të gjithë qytetin e Lushnjës. 3 të arrestuarve iu gjetën dhe iu sekuestruan 71 fidanë narkotikë, 1 kg kanabis, një sasi kokaine e ndarë në doza dhe 2 peshore si dhe 3 aparate celularë.

Nga hetimet ka rezultuar se ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtaritë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike dhe të shitjes në doza, të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis.

Gjatë kontrolleve fizike të tyre, si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 28-vjeçarit Lukaj(Stefa), u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 kg lëndë narkotike kanabis, një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza, 71 fidanë narkotikë, 2 peshore elektronike dhe 3 aparate celulare.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të personave të tjerë të implikuar në këto veprimtari kriminale.

Lukaj(Stefa), banues në fshatin Delisufaj, Malia  banues në fshatin Toshkëz dhe Hyra , banues në fshatin Gjazë akuzohen për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim dhe "Kultivimi i bimëve narkotike".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS