Është mbajtur edicioni i 3-të i “Kabasë Myzeqare” në Lushnje me pjesëmarrjen e 7 grupeve folklorike, të cilët sollën për publikun, traditën e bukur të sazeve.
Edicioni i tretë i “Kabasë myzeqare” mblodhi në Lushnje instrumentistët e 7 grupeve të muzikës popullore jo vetëm nga Lushnja, por edhe Fieri, Divjaka, Berati, Belshi dhe Kuçova.
Koncerti i sazeve popullore është mirëpritur nga artdashësit, pasi përçon vlerat e traditës së hershme.
“Këtë vit jemi në zemrën e Myzeqesë që e do artin. Ka shumë grupe pjesëmarrëse sot janë 7. Por kemi patur kërkesa nga grupe të tjera por mundësitë janë këto. Në të ardhmen mund të zhvillohet në dy ditë”, tha Shahin Petritaj, regjisor i evenimenti.
“Kemi shumë nostalgji, jam gati të marr vallen aty përpara”, tha një qytetar.
“Na kujtojnë vitet përpara, po na kujton fëmijërinë” u shpreh një tjetër qytetar.
Triumfues në këtë natë plot atmosferë ishte grupi i sazeve kozare të Kuçovës.
Ne femijeri e keni marr infeksionin e terbimit ne tru, prandaj perfunduat ne nje shoqeri te çakorduar psiqikisht qe nuk di se cfare kerkon, ku eshte dhe ku shkon ...choose ajo nga vjen eshte tragjike ... per te vajtuar si ne kabate e femijeri-pleqerise tuaj ...
Përgjigju