Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Lushnje-Berat, ku një e moshuar ka humbur jetën. 70-vjeçarja po tentonte të kalonte rrugën, për të shkuar te toka bujqësore, ndërsa është përplasur për vdekje nga një fugon mallrash me targa  AA328LZ . E moshuara edhe pse është transportuar me urgjence për në spitalin e Lushnjës nuk ma mundur t'i mbijetoje plagëve.

Aksidenti ka ndodhur në mesditë në afërsi të fshatit Karbunarë, ndërsa drejtuesi i fugonit A. Z., është shoqëruar në polici.

Në pamjet që Report Tv disponon nga vendi i ngjarjes dallohet se shoferi është mjaft i tronditu pas aksidenti duke vënë duart në kokë, ndërsa bluza e tij është bërë me gjak duke ndihmuar të moshuarën, e cila fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë.

Ky segment rrugor mbetet shumë problematik dhe cilësohet si 'pikë e zezë' pasi kalimi për në tokat bujqësore, fermerëve nuk u është siguruar asnjë mbikalim duke u bërë shkak i aksidenteve të tilla tragjike.

Një aksident i ngjashëm ndodhi edhe disa muaj më parë kur një i moshuar teksa kalonte rrugën me karroce me gomar u përplas për vdekje.

1631702983_SHOFER1.jpg

1631702991_SHOFERI.jpg

1631703007_lushnje3.jpg

Foto nga aksidenti dhe drejtuesi i mjetit