Lushnje, vodhën dhe çmontuan mjetin për ta shitur, arrestohen dy vëllezërit (EMRAT)

Lushnje, vodhën dhe çmontuan mjetin për ta shitur, arrestohen dy vëllezërit (EMRAT)

Në foto mjeti i vjedhur dhe i çmontuar

LUSHNJE- Arrestohen dy vëllezër për vjedhjen e një automjeti. Policia e Lushnjes bëri të mundur kapjen dhe arrestimin e: Ermir Azizi, 26 vjeç, banues në Poshnje, Irfan Azizi, 28 vjeç, banues në Poshnje, Berat . Arrestimi i dy personave të lartpërmendur u bë, pasi mbi ta rëndon akuza e vjedhjes në bashkëpunim.

Nga kontrolli ushtruar në pikën e varrezave të automjeteve të quajtur "Azizi" në fshatin Poshnje, Berat, në pronësi të Irfan dhe Ermir Azizi, është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip "Benz", në pronësi të E.N, të cilin e kishin çmontuar në disa pjesë me qëllim shitjen e tij për pjesë këmbimi.  Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme proceduriale

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve. Arrestohen dy vëllezër për vjedhjen e një automjeti.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, ndaluan shtetasin:

•Ermir Azizi, 26 vjeç, banues në Poshnje, Berat (i dënuar më parë për veprën penale "Prodhimi dhe mbajte pa leje e armëve dhe municionit luftarak" .

Gjithashtu ka filluar procedimi penal për shtetasin:

•Irfan Azizi, 28 vjeç, banues në Poshnje, Berat (vëllai i Ermirit), i cili u arrestua një ditë më parë nga efektivët e policisë Elbasan për veprën penale "Vjedhje".

Ndalimi i shtetasit Ermir Azizi dhe fillimi i procedimit penal për shtetasin Irfan Azizi, u bë për veprën penale "Vjedhje", e kryer në bashkëpunim, e kryer më shumë se një herë, parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se shtetasit Ermir Azizi dhe Irfan Azizi (vëllezër), në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datën 17.08.2018, në fshatin Kolonjë, Lushnje, kanë vjedhur automjetin tip "Benz" në pronësi të shtetasit E.N.

Nga kontrolli ushtruar në pikën e varrezeve të automjeteve të quajtur "Azizi" në fshatin Poshnje, Berat, në pronësi të shtetasve Irfan dhe Ermir Azizi, është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip "Benz", në pronësi të shtetasit E.N, të cilin e kishin çmontuar në disa pjesë me qëllim shitjen e tij për pjesë këmbimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme proceduriale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja