Lushnjë/ Zjarri në qendrën tregtare ‘Metropol’, dyshohet se nisi nga një dyqan këpucësh! Nisin hetimet! Zjarrfikësit pa autoshkallë

Një ditë pas zjarrit, Qendra tregtare “Metropol” në Lushnje i ngjan një rrënoje. Dyqanet dhe lokalet, nga kati dytë e deri në të pestin kanë dëme materiale kolosale.

Pjesa më e madhe e bizneseve që ushtrojnë aktivitetin në këtë qendër tregtare e kanë mallin të pasiguruar, ndërsa të tjerët presin vlerësimin e dëmit për të përfituar nga siguracioni.

‘Mua më është djegur komplet dyqani 50 mln lekë dëm’- tha një tregtar.

‘Nuk e kemi siguruar mallin.’- tha një tregtar.

Me lot në sy pronarët e dyqaneve dhe banorët rrëfejnë momentet e tmerrit.

Qendra tregtare ndodhet ndërmjet dy kullave me nga 12 kate secila. Në këto kulla jetojnë vetëm 20 familje, ndërsa pjesa më e madhe e apartamenteve janë të boshatira, pasi pronarët e tyre janë emigrantë.

38 banorë që u asfiksuan dje nga tymi dhe 3 zjarrfikës, sot janë në gjendje të mirë dhe kanë lënë spitalin.  Ata janë strehuar tek të afërmit, por bashkia do të vendosë në dispozicion dhe konviktin. 

“Kemi bërë gati konviktin e shkollës mekanike dhe në rast nevoje do të marrim objekte me qira. Aty janë 91 apartamente, por 20 familje janë rezidente. Të gjithë janë te të afërmit e tyre. Pasi të mbarojë ekspertiza, bashkia do të bëjë një vlerësim të japim një kompensim sipas ligjit”, tha kryebashkiakja.

Qendra tregtare dhe rezidenciale "Metropol' është ndërtuar dy dekada më parë nga biznesmenët Ilir Dabulla dhe Bledar Çela. Zjarri mendohet se ka rënë në një dyqan këpucësh në katin e 4-t nga ndonjë shkëndijë elektrike apo ngrohëse e harruar ndezur, gjithsesi pritet që shkaqet ti përcaktojë ekspertiza hetimore.

“Rrezikuan jetën mbi 10 banorë, 3 zjarrfikës një i Divjakës, dhe një i Kavajës. Tek kati i katërt vatra e zjarrit. Flakët e para në një dyqan këpucësh. Objekti digjej mbytasi”, tha shefi i zjarrfikëses.

Zjarri ra Ditën e Krishtlindjes, kur qendra tregtare ishte e mbushur me njerëz. Zjarrfikësit nga qytetet e ndryshme të vendit shkuan në ndihmë, si dhe u angazhua policia dhe RENEA.

Qendra tregtare u ndërtua në qendër të qytetit të Lushnjes rreth viteve 2015. Tre katet e para ishin shfrytëzuar si qendër tregtare për shitjen e materialeve industriale. Kati i katërt ishte lokal veror dhe zyra, ndërsa kati i pestë dhe lart ishin apartamente ku banonin qytetarë. Janë gati 100 firma që operonin në këtë qendër.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:29
Lushnje/ Zjarri në "Metropol', qendra tregtare ishte e siguruar! Emrat, kush është administratori dhe aksioneri!

Zbardhen detaje të reja lidhur me zjarrin që përfshiu dje qendrën tregtare ‘Metropol’ e cila ndodhej në katet e para të dy godinave të pallateve 12 katëshe. Në katet lart janë apartamente banimi.

Dyshohet se zjarri ka rënë në një dyqan këpucësh në katin e tretë. Report Tv mëson se kati I tretë është me dyqane dhe është djegur, ndërkohë kati i katërt ishte lokal.

Qendra tregtare është ndërtuar nga ai që ka ndërtuar dhe 2 kullat e pallateve banimi në anësore, në të cilat nuk ka dëme.  Report Tv mëson nga burime nga vetë qendra tregtare "Metropol' se godina ishte e siguruar dhe se administrator është Ilir Dabulla, i cili bashkë me aksionerin tjeter Bledar Çela, të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe janë përpjekur edhe ata me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit.

Punonjësit e qendrës kanë pranuar se qendra ka pasur shkallë emergjence. 

Zjarri mendohet se ka rënë në një dyqan këpucësh në katin e tretë nga ndonjë shkëndijë elektrike apo diçka e harruar ndezur por pritet ekspertiza të verifikojë saktë shkakun.

Ora 10:34
Zjarri në pallatin në Lushnjë, kryebashkiakja tregon planin për strehimin e banorëve: Bashkia do t’i kompensojë pas ekspertizës

1703583441_eriseldasefa.JPG

Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, tha se bashkia ka bërë gati konviktet e shkollës mekanike për të strehuar banorët e pallatit që u përfshi nga flakët pasditen e shkuar në qytetin e Lushnjës.

“Kemi bërë gati konviktin e shkollës mekanike dhe në rast nevoje do të marrim objekte me qira. Aty janë 91 apartamente, por 20 familje janë rezidente. Të gjithë janë te të afërmit e tyre. Pasi të mbarojë ekspertiza, bashkia do të bëjë një vlerësim të japim një kompensim sipas ligjit”, tha kryebashkiakja.

E pyetur për gjendjen e banorëve që shkuan në spital, ata thanë se janë në gjendje të mirë shëndetësore. “Personat e fundit janë larguar rreth orës 1. Ka qenë çifti i fundit që janë larguar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”, deklaroi ajo.

Ndërsa ende nuk dihet numri i bizneseve të prekura, Sefa tha se Drejtori e Tatimeve po nxjerr informacionin e nevojshëm për të gjithë bizneset.

 

 

Ora 09:46
Zjarri në qendrën tregtare në Lushnjë, pronarët e dyqaneve me lot në sy: Katastrofë, 500 familje ushqeheshin këtu! Humbëm miliona lek mall

Me lot në sy kanë përshkruar momentet pronarët e dyqaneve që ndodheshin qendrën tregtare ‘Metropol’ në Lushnjë. Ata u shprehën për Report Tv se zjarri u ka shkaktuar shumë dëme, ndërsa mallin s'e kanë të siguruar.

Një nga tregtaret e përshkruan si të llahtarshme momentin kur nisi zjarri. 

‘Ça të them si mund të përjetohet. Në momentin që ra zjarri po merrnin furnizimin. Zjarr zjarr.. pastaj filloi u mbush me tym tregu poshtë e dolëm më vrap. Fëmijët që kërkonin ndihmë... llahtar.’- tha një tregtare.

Një tjetër tregtare tha se sapo ishte dalë nga qendra, ndërsa shtoi se fatmirësisht nuk kishte humbje në njerëz.

‘Sa kishim dalë! Nuk dimë asgjë për momentin. Shumë keq! Shyqyr që nuk pati humbje në njerëz. Një punë kolosale është bërë nga të gjithë njerëzit.’- u shpreh një tjetër.

50 milionë lekë thotë një tregtare tjetër është dëmi që i është shkaktuar.

‘Mua më është djegur komplet dyqani 50 mln lekë dëm’- tha një tregtar.

Ndërsa një tjetër tregtar tha se janë 500 familje që ushqehen në atë qendër.

‘Jam në katin e parë. Jo nuk u përfshi nga zjarri kati parë. Flaka agravoi doli jashtë kontrollit. Të gjitha ndikuan. Nuk e kemi siguruar mallin. Është dëm katastrofik. Zjarrfikësit kur erdhën me automjete që kishin nuk kishin lartësinë e përshtatshme. 500 familje ushqeheshin këtu.’-u shpreh një tregtar në qendër.

Ora 09:42
Zjarri në Lushnjë, flet shefi i zjarrfikëses: Rrezikuan jetën 10 banorë e 3 zjarrfikës! Flakët nisën nga një dyqan këpucësh

 

Xhezmi Metushi, shef zjarrfikëses Lushnjë, në një intervistë për mediat se 10 banorë rrezikuan jetën si dhe 3 punonjës të zjarrfikëses. Sipas Metushit ende nuk ka dalë shkaku pse ndodhi zjarri, ndërsa shtoi se vatra mund të jetë nisur nga kati i katërt në një dyqan këpucësh.

'Shumë e vështirë. Është pallat shumë katësh. Kishim shumë vështirësi. Në si bashku u ngrit shteti në këmbë. Mbi 10 zjarrfikëse. Rreth 10 banorë rrezikuan jetën por i evokuam në kohë. 3 punonjës zjarrfikëse rrezikuan jetën. Akoma nuk ka dalë shkaku. Nuk bëjmë ne përllogaritje dëmesh. Mendojmë se mund të ketë ardhur nga kati i katërt. Ambientet e një dyqani këpucësh. Objekti ishte në flakë. Nuk ka asnjë vatër zjarri. Ua jap me garanci.'- tha Metushi.

Ora 09:09
Zjarri në qendrën tregtare në Lushnjë, banorja e pallatit: Erdhën zjarrfikësit dhe nuk kishin ujë! S’dimë çfarë do bëhet me shtëpitë

 

Një nga banorët, banesa e së cilës u përfshi nga flakët në Lushnjë tha se zjarrfikësja nuk kishte ujë. Më tej ajo tha se tani nuk dinë se çfarë bëhet me shtëpitë e tyre.

‘Zjarrfikësja e Lushnjës që i raftë plasja nuk kishin u8jë dhe prisnin ato të Fierit. Ishim në banesë. Kemi dalë nëpër shkallë. Çuni ka nxjerrë pleqtë në kurriz. Nëpër shkallë morëm çupën nusen. E kaluam natën te çuni i madh as nuk e dimë se çfarë do të bëhet. Asnjë gjë nuk kishte aty, as sistem alarmi asgjë. Shtëpia nuk jam kam idenë si është!’- tha banorja.

M.Q./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xxx: 26/12/2023 11:08

    Cdo gje e bere keq, ne shkelje te ligji do i vije dita e qametit dhe pastaj e gjykimit ,sepse kjo raca jone i nxjerr mesimet pasi i heq ne kurriz te gjitha bemat, jemi race inteligjente nuk mesojme nga gabimet e te tjereve por mesojme vetem nga regjia e kurrizit tone . Tani c'fare lidhje ka Bashkia te kompesoje demin , Bashkia mund te beje politika sociale ,por demin duhet te paguajne kompanite e sigurimit ,po qe se jane siguruar nga zjarri dhe te gjithe bastardet qe kane kontribuar me veprime apo mosveprime

    Përgjigju
  • Agron: 26/12/2023 09:22

    Nuk eshte faji u zjarrefikesve por i makuteve ndertues shqiptare dhe i politikaneve dhe zyrtareve te korruptuar deri ne palce qe kane lejuar te behet nje qender tregtare pa leje ne hapesiren mes dy pallatesh ku duhet te ishte oborri per te marre ajer.por kjo eshte shenje qe zoti nuk i fal hajdutet se atje ka mbetur shpresa se shqiptaret te gjith hajdute jane.

    Përgjigju
  • Koli: 26/12/2023 08:56

    Rastesi qe nuk ka vdekur kush. Ke shum pallate sot ne Tirane qe nuk po rrespektojne mandatin e tyre se ku duhet te jete ambientibanimi dhe ku ambient komercial, pervecse dhe aty ku eshte po behen keq. Ne Myslym Shyr dhe Rruge Kavajes po behet masaker me pallatet e reja, klinika mjekesore, hotele, airbnb ku bashkohen 5-6 apartamente, etj etj. Bashkia hesht ndaj ketij fenomeni por kur te vritet ndonje banor, ose me keq ndonje turist se per Shqiptaret se rru njeri do e shohim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!