TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Lutaj u drejtohet punonjësve të Policisë së Shtetit dhe Forcave Ushtarake në vend që të kontribuojnë për largimin sa më shpejt të qeverisë në ikje, duke qëndruar larg zullumeve që po bëjnë ministrat e saj. “Më 23 Qershor 2013, mbi 1 milion qytetar shqiptar, votuan për largimin nga pushteti të qeverisë uzurpatore të Sali Berishës.

Edhe pas kësaj, marionetat e Saliut në MM dhe MBr, Arben Imami e Flamur Noka, po veprojnë sikur të jenë pronar të personelit dhe territoreve të këtyre institucioneve të rëndësishme për çështjen e sigurimit kombëtar të RSH. Në këto kushte, si qytetar i RSH, si ish pjestar i këtyre institucioneve, dhe aktualisht deputet në Kuvendin e Shqipërisë, ju këshilloj, që të refuzoni me përbuzje dhe të mos pranoni asnjë praktikë të kërkuar apo diktuar prej ministrave dështak dhe në ikje, të cilët kanë të bëjnë me: Gradimet, Emërimët, Transferimet, Privatizimet dhe çdo gjë tjetër që lidhet me organizimin dhe funksionimin e këtyre institucioneve të dështuara dhe larg parametrave të kërkuar, që Ministrat në ikje, po i bëjnë në nxitim e sipër.

Ndihmoheni këtë qeveri në ikje dhe këta ish- Ministra, pjestar të oborrit të plakut MERE, ku ndoshta edhe ju, jo për fajet tuaja mund të keni qenë pjesë e saj, që të mos i thellojnë zullumet e veta!”, iu drejtohet deputetei socialist ish kolegëve të tij. Ndër të tjera, në një status të gjatë në rrjetin social Facebook, ai thekson se e majta nëpërmjet programeve të saj do të rilindë forcat ushtarake në vend.

“Këto janë veprime të pamoraleshme, e theksoj…. të pamoraleshme. Gjeni forca për këtë gjë, sepse përgjegjësia juaj do të jetë e madhe! Shqipëria, Policia e Shtetit dhe FA do të rilindin dhe ju keni ne dorë, vetëm shmangien tuaj, të paktën për këto pak ditë, nga pjesmarrja në zullume”, shprehet deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Lutaj. Ministria e Mbrojtjes pritet që të udhëhiqet nga deputetja e PS, Mimi Kodheli, ku sipas të majtës kjo ministri do të ketë dhe një vëmendje të veçantë në qeverisje.

Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.06.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)