Lutaj: Nëse kreu i SHISH s'vjen
në komision, shkojmë ne te ai

TIRANE-  Komisioni parlamentar i Sigurisë Kombëtare u përfshi sot nga debatet lidhur me seancën dëgjimore me kryetarin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi. Seanca e planifikuar për 5 mars u shty për shkak se z. Ajazi nuk ishte i pajisur me çertifikatën e vlefshme të sigurisë, e domosdoshme në rastet e raportimit të ‘sekreteve shtetëtore’.

Deputeti i PS-së, Piro Lutaj, në fillim të mbledhjes së sotme të komisionit tha se seanca me kreun e SHISH është lënë në mes dhe duhet të kemi një përgjigje, se kur z. Ajazi do të jetë i pranishëm në komisionin parlamentar.

“Në rastet kur kreu i SHISH nuk paraqitet në komision atëhere deputetëve iu lind e drejta, sipas ligjit, që të shkojnë vetë pranë institucionit në fjalë dhe të verifikojnë të gjitha pretendimet e tyre”, tha z. Lutaj.

Në reagimin e tyre deputetët e opozitës, përmes nënkryetarit të komisionit, Flamur Noka tha se deputetët e shumicës vijnë në komision vetëm për të bërë zhurmë. “Kreut të SHISH nuk i kemi vënë afat se kur do të vijë në komision”, tha Noka.

Një javë më parë, kryetari i Shërbimit Informativ, Visho Ajazi u paraqit për të raportuar në komisionin e Sigurisë, pa çertifikatën e vlefshme të sigurisë. Kjo u konsiderua e paligjshme nga ana e deputetëve të maxhorancës, të cilët kërkuan ndërprerjen e mbledhjes dhe shtyrjen e saj në një moment tjetër, deri sa kreu i SHISH të pajiset me çertifikatën e nevojshme.

Redaksia online 
(ata/sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë

Izraeli bombardon Gazën veriore! 50 të vdekur mes tyre edhe 5 mjekë